Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke.

Sipas mediave të huaja, gjatë një kontrolli të ushtruar në një makinë, policia gjeti 1 qese me  16 gram marijuana. Drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit, u identifikuan si Redian Kallashi 40 vjeç dhe Elisabeta Telo 36 vjeçe.

Policia greke vijoi kontrollin në banesën e tyre ku janë gjetur dhe sekuestruar 17 pako me 15 kg 819 gram marijuanë, 3 pako me 2 kg 950 gram kokainë, 2 armë zjarri Kallashnikov 7.62 milimetra, 1 armë zjarri pistoletë “Beretta” 9 mm, 13 fishekë 9 mm, 4 krehëra Kallashnikovi me 120 fishekë 7.62 mm, 3 peshore, 1 pajisje elektrike vakumi, 4 celularë, 12.450 euro si dhe paketime për drogën.