Një aksident tej mase i frikshëm ka ndodhur këtë mbremje në aksin rrugor kombëtar “Lushnjë-Rrogozhinë”, ku një automjet tip “BMW” goditi nga pas një mjet tip “Ford” i cili u përfshi nga flakët.
Sipas raportimeve, ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e menjëhershme duke bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Mësohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në baterinë e “Fordit” dhe dëmtimi i tubave të gazit.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë.
Përplasja e dy automjeteve shkaktoi edhe trafik të rënduar në këtë aks rrugor.




