Arrestohet 36-vjeçari, i vuri me qetësues në gjumë prindërit e gruas dhe u vodhi paratë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur, ku një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi vodhi një shumë parash në banesën e prindërve të gruas në Librazhd.

Sipas policisë, ai u ka hedhur “Valium” në pije vjehrrit dhe vjehrrës, dhe më pas i ka vjedhur paratë.

Ngjarja është zbuluar pasi të moshuarit kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Të dy bashkëshortët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article