Bordi ul naftën nën 200 lekë për litër, ja se sa…

Jugulajm.net
1 Min Read

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër ulje të çmimeve të karburanteve, duke reflektuar ndryshime të reja në treg.

Sipas vendimit të fundit, nafta është ulur në 198 lekë për litër, nga 201 lekë më parë, duke rënë sërish nën nivelin 200 lekë. Edhe benzina ka shënuar ulje dhe do të tregtohet me 185 lekë për litër, nga 187 lekë.

Vendimi hyri në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, i cili përcakton çmimet tavan në tregun e karburanteve.

Sipas njoftimit, për naftën dhe benzinën janë përcaktuar edhe çmimet me shumicë, ndërsa operatorët e tregut janë të detyruar të zbatojnë vendimin, në të kundërt përballen me masa administrative, përfshirë pezullim aktiviteti.

Institucionet përgjegjëse kanë theksuar se vendimi synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Share This Article