Çelet për të 15-in vit fushata e përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza për monitorimin ajror të territorit

Jugulajm.net
2 Min Read
Fushata, tashmë traditë e konsoliduar dhe dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm operacional, ka si objektiva parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Drejtor Hita, gjatë çeljes së fushatës: “Lufta kundër narkotikëve, betejë edhe kundër dëmtimit të së ardhmes së shoqërisë sonë.”
Risitë e fushatës “Për monitorimin ajror, 2026”:
✅rritje të numrit të fluturimeve;
✅rritje të orëve të fluturimeve;
✅rritje të numrit të personelit të angazhuar;
✅përdorim të teknologjive të avancuara në monitorimin ajror.
Delegacioni italian, i mirëpritur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Skender Hita, kryesohej nga Drejtues i Lartë Lorenzo Bucossi, Drejtor i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.
Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e çeljes së fushatës, Drejtori Hita vlerësoi bashkëpunimin me partnerët italianë si një model strategjik dhe të konsoliduar, i cili ka sjellë rezultate konkrete në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Ai theksoi se ndërthurja e kapaciteteve operacionale, ekspertizës dhe teknologjisë ka mundësuar identifikim të hershëm të zonave me risk, ndërhyrje më efikase në terren dhe ulje të ndjeshme të rasteve të konstatuara dhe bimëve narkotike të asgjësuara, duke konfirmuar efektivitetin e qasjes parandaluese dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ndërkaq, z. Bucossi, gjatë fjalës së tij, vlerësoi ecurinë e bashkëpunimit që tashmë është kthyer në një traditë model të partnertitetit policor.
Gjithashtu, ftoi Drejtorin e Përgjithshëm, për një vizitë zyrtare në Itali, si dëshmi e angazhimit dhe vullnetit të përbashkët, për ta intensifikuar më tej këtë bashkëpunim të bazuar në profesionalizëm dhe besim.
Më tej, Gjeneral Brigade Franzese, i kënaqur për rezultatet e arrira gjatë fushatave për monitorimin ajror, theksoi se Policia e Shtetit ka qenë gjithmonë e gatshme për të verifikuar shpejt, çdo koordinatë të raportuar nga shërbimet e GDF-së, dhe për të ndërhyrë për asgjësimin, në çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë personaMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, redaksi dhe tekstiMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i teksti
Share This Article