Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj së premteje, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës në Elbasan. Raportohet se fatmirësisht personat që udhëtonin me makinën në fjalë kanë shpëtuar mrekullisht.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




