Tepelena është një prej tre bashkive në Qarkun e Gjirokastrës, ku po zgjohet mjaft interesi për turizmin malor.
Vetëm këtë vit është shtuar kapaciteti akomodues për vizitorët, qe shprehin interes për këtë lloj turizmi malor i rralli në llojin e vet.
Referuar kapaciteteve akomoduese, sot Tepelena ofron mbi 40 njësi shërbimi me kapacitet deri në 400 shtretër. Shumica e tyre të shtrira në zonën e Kurveleshit në kufi me bregdetin jonian. Duke parë se kanionet e Progonatit dhe Nivicës së fundmi kanë ngjallur interesin e grupeve të shumta turistike, kjo ka nxitur në rritjen e investimeve të kapaciteteve akomoduese në fshatrat Rexhinë, Gusmar, Progonat e Nivicë.
Me dhjetëra bujtina po ngrihen në këto fshatra të pajisura me të gjitha facilitetet e nevojshmë për një turizëm elitar.
Sipas kreut të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, fokusi qëndron tek rritja e cilësisë së shërbimit dhe e cilësisë së kostos. Vetëm këtë vit sipas kryebashkiakut tepelenas, ka gati 20 kërkesa për investim në zonën malore të Kurveleshit, aty ku ka dhe interes më së shumti.
Një prj sfidave turistike është dhe rijetëzimi i kalasë së Ali Pashës, ku brenda saj do ketë disa njësi shërbimi të kthyera në bujtina, ndërkaq që është në fazën fillestare ngritja e qendrës së Parkut të Vjosës, çka do t’i japë akoma më shumë interes zonës në fjalë.
Për kryebashkiakun e Tepelenës fokusi kryesor do të jetë turizmi i qëndrueshëm.
Sipas tij këtë vit pritet rritje të turistëve në masën 30%, kjo falë dhe panairit të turizmit që u organizua së fundmi në Berlin, nga ku dhe Shqipëria ishte prezente dhe mes të cilave Tepelena kishte vendin e vet në këtë panair promovues.