Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare që qëndronte në binarë është goditur për vdekje nga treni mbrëmë në Milano.
Aksidenti ndodhi rreth orës 22.00 në shinat e trenit mes rrugës Imbonati dhe Valeggio.
Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, por nuk mund të shpëtonin të aksidentuarin.
Punonjësve iu desh që të prinin elektricitetin në mënyrë që të ndërhynin mbi shina.
Sipas policisë, shqiptari ka qenë shumë afër një treni në lëvizje pasi ka qenë duke ecur pranë shinave. Identiteti i tij nuk është bërë publik.