Me daten 3 maj demokratet e Gjirokastres do te thirren ne kutite e votimit per te zgjedhur kreun e ri te deges. Ndonese PD ne Gjirokaster kreun e saj e zgjodhi nje vit me pare, u desh qe serish demokratet te thirren per te zgjedhur kryetarin e ri ne kuader te riorganizimit te PD.
Sipas njoftimit per shtyp nga Dega e PD Gjjrokaster, deri diten e djeshme qe ishte dhe afati i fundit i dorrezimit te dokumentacioneve, kane paraqitur deshiren per te garuar tre emra, Agron Basha, Edmond Braho dhe Eri Shehaj.
Te tre keta emra njihen nga e gjithe Gjirokastra me taban ne PD dhe figurojne si njerez me integritet te larte intelektual e moral.
E konkretisht, Agron Basha nje biznesmen i ndershem, ekonomist i zoti dhe me kontribute te hershme ne PD e Gjirokastres. Njeri i paperfolur kur ka ushtruar funksione drejtuese ne kohen kur PD ka qene ne qeverisje. Nje intelektual qe ben krenar çdo lazaratas demokrat.
Edmond Braho, mjek stomatolog me profesion. I hershem qysh nga themelimi i PD ai dhe i ati i tij, Nevruz Braho, rrjedh nga nje familje e nderuar gjirokastrite. Edmond Braho synon qe te zgjidhet kreu i deges se PD bazuar ne ambicjen e vet personale dhe vazhduar traditen familjare te besnikerise ndaj PD.
Eri Shehaj, kryetari aktual i PD Gjirokaster, kerkon nje mandat te dyte ne krye te PD bazuar ne eksperiencen e tij politike menaxhuese te deges se PD. Me profesion financier, zoti Shehaj rrjedh nga nje familje me tradita te hershme liridashese e demokrate, intelektual dhe figure e paster.
Me poshte deklarata e deges se PD Gjirokaster:
Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike dega Gjirokastër,
Sot jemi në një moment të rëndësishëm për forcën tonë politike. Një moment reflektimi, përgjegjësie dhe mbi të gjitha zgjedhjeje. Pas një procesi filtrimi të kujdesshëm nga qëndra PDSH, sot kemi përpara tre kandidatura serioze për postin e kryetarit të partisë.
1.Agron Flamur Basha
2.Edmond Novruz Braho
3.Eri Shahin Shehaj
Këto kandidatura nuk janë përfaqësim i vizioneve, përvojës dhe angazhimit ndaj vlerave që ne mbrojmë çdo ditë. Fakti që kanë kaluar filtrat e vendosur nga qëndra PDSH tregon se secili prej tyre përmbush standardet tona për integritet, përkushtim dhe përgjegjësi politike.
Njëkohësisht do të zgjidhen edhe anëtarët e Kryesisë – pra vendoset jo vetëm drejtimi, por edhe ekipi që do të mbajë përgjegjësi për të ardhmen.
Data 03. Maj. 2026 do të mbahen zgjedhjet në zyrat e partisë demokratike dega Gjirokastër në oren 09:00 — 19:00
Le të jetë ky proces një shembull i demokracisë së brendshme, ku secili zë dëgjohet dhe çdo votë ka peshë. Sepse vetëm kështu ndërtojmë besimin, jo vetëm brenda nesh, por edhe tek qytetarët që presin më shumë nga ne.
Të tre kandidatëve u urojmë suksese në këtë garë. Ndërsa të gjithë juve anëtarët e partisë demokratike ju bëjmë thirrje: votoni me ndërgjegje, votoni për të ardhmen, votoni për një parti më të fortë.
Faleminderit ✌️✌️✌️ !




