Gazetari i mirênjohur i kronikës Ferdinand Dervishi, ka postuar një foto në fb e tij të një karte, me emrin e kreut të ri të AMP-së, Florjan Sulejmani.
Ajo nuk është as kartë identiteti e as bankare, por një kartë kazinoje.
Shoqëruar me mbishkrimin “Ore thuajini këtij kreut të ri të AMP se i ka humbur karta e kazinosë në Mal të Zi”.
Gazetari Dervishi tregon se kreu i ri i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, është një adhurues i lojrave të fatit.
Sulejmani u emërua zyrtarisht në pozitën e re nga ministri Taulant Balla.
Duke rikujtuar se ai po “zë” vendin e Ardi Veliut, Sulejmanit i duhet me të vërtetë pak fat, por jo nga ai i kazinove!