LAJM I FUNDIT/ FOTO/ BMW aksidentohet, shoferi merr targat dhe ja fut vrapit

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje misterioze ka ndodhur në digën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm, policia ka gjetur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë, mjetin luksoz tip ‘BMW’ të shkatërruar.

Siç shihet nga foto makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar.

Brenda mjetit nuk është gjetur asnjeri, duke lënë të dyshohet se drejtuesi i saj është larguar.

Makina ka ardhur nga rruga poshtë digës dhe për shkak të shpejtësisë ajo ka fluturuar në digë duke u përplasur në murin mbrojtës të digës.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka marrë targën dhe është larguar.

Ende nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet, e sesi ka ndodhur ngjarja.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.

Share This Article