LAJM I FUNDIT/ Rëndohet bilanci nga atentati i Shkodrës, shkon në 3 numri i viktimave

Jugulajm.net
1 Min Read

Arlind Bushati, i cili mbeti më herët i plagosur rëndë si pasojë e atentatit në Shkodër, ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes në spital.

Arlind Bushati, 32-vjeç, është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati të PD për Bashkinë e Shkodrës 2 vjet më parë.

32-vjeçari, në fillim të këtij muaji denoncoi në polici se dy persona që lëviznin me motor i kishin drejtuar armën teksa ndodhej në pedonalen e Shkodrës.

Share This Article