Për katër ditë rresht, Kalaja e Gjirokastrës ka qene e pushtuar me tinguj pianoje, violine, kitare, flauti, violonçeli e muzikë dhome.
Rreth 210 artistë të rinj nga mbarë Shqipëria e jashtë saj, konkuruan në disiplinat e ndryshme në edicionin e dytë të konkursit ndërkombëtar “Tempo” organizuar nga GjiroClassica e Bashkia Gjirokastër.
Sipas organizatorëve Mimoza Çabeli, Kristina Petrollari Laço, Igor Korreti dirigjent dhe vjolinist antar jurie dhe Arben Kadesha anetar jurie, ky është një event i përshtatshëm për të promovuar vlerat e qytetit dhe të artistëve.
Aktivitete të tilla synojnë t’i kthejnë Gjirokastrës gjallërinë e jetës kulturore e artistike.