Një 23 vjeçar u vu në pranga pasi ka plagosur me thikë në qafë një 31-vjeçar, i çili punonte si DJ në klubin e natës, po ashtu ka plagosur në dorë edhe kushëririn e tij, u raportua sipas mediave greke .
Ato bëjnë me dije se konflikti mes 3 shqiptarëve është shkaktuar nga arsye banale të papërcaktuara, dhe 23-vjeçari gjatë darkës ka provokuar DJ në momentin që ai po luante muzikë. Teksa ai është drejtuar së bashku me kushëririn e tij në makinën e tyre për t’u larguar, 23-vjeçari i ka provokuar ata sërish më fjalë, e më pas i ka plagosur.
Ngjarja nuk u denoncua në kohën kur ndodhi por pasi dy shqipëtarët janë drejtuar drejt spitalit.
Ndërkohë shkaktari është vënë në pranga, dhe policia ka nisur hetimet për ngjarjet.