EMRAT/ 64-vjeçari vrau gruan me çifte dhe u vetëdorëzua në polici

Jugulajm.net
1 Min Read

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja makabre këtë të enjte, ku një 64-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 54-vjeçare me çifte. Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është identifikuar si Shtjefën Ziçi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu, tip çifte bashkëshorten e tij Bardhe Ziçi, 54 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht ajo nuk ka mundur që të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00, në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, duke shkaktuar tronditje te banorët e zonës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Autori i dyshuar është vetëdorëzuar pas ngjarjes, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar motivet dhe dinamikën e plotë të këtij krimi të rëndë.

Share This Article