Procedohet saldatori 68-vjeçar, po punonte dhe shkaktoi zjarr tek “Kodra e Shtufit”

Jugulajm.net
1 Min Read
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. K., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke punuar me saldaturë, në një banesë në lagjen “Kodra e Shtufit”, aksidentalisht ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në katin e parë të banesës, që shërbente si depo.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Share This Article