Të shtëna me armë zjarri janë raportuar para pak mimutash, ku behet me dije se një person ka mbetur i vrarë në lagjen Dracin në Shkodër. Sipas burimeve, krimi dyshohet se ka ndodhur në banesën e çiftit, në zonën e Unazës Lindore të qytetit.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është arrestuar nga policia.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e krimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.




