Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në zonën e Ura e Çerkezës, Tiranë. Sipas policisë, automjeti me drejtuese shtetasen A. P. është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi Q. T., rreth 42-vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së fortë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




