Partia Demokratike mbajti mbremjen e kësaj së hëne foltoren e parë për vitin 2026 para Kryeministrisë. Në fjalën e tij para mbështetësve, kreu i PD-se, Sali Berisha, e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Maduron e Venezuelës, i cili siç tha me keqqeverisjen e tij ka përzënë nga vendi 40 për qind të shqiptarëve.
Ai paralajmëroi Ramën se do ketë fundin e Maduros dhe për këtë sipas Berishës nuk ka nevojë për Deltat Amerikane.
“Ne nuk presim që forcat ‘”Delta” të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë deltat tona, ja ku i ke deltat, këta delta që ke para këtu, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin. Njësoj si Maduro, edhe ti në sallën e gjyqit do përfundosh”, tha kryedemokrati Sali Berisha.




