SPAK, Braho emëron strukturën e re, Dumani shef seksioni për…

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme  SPAK, Klodian Braho, ka firmosur strukturën e re.

Nga strukturimi i ri mësohet se ish-kreu i SPAK Altin Dumani merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.

Ndërkohë prokurorja Dorina Bejko merr drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit.

Kurse prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar.

Departamenti të cilin tani do ta drejtojë Dumani, drejtohej nga Dorina Bejko që kishte zëvendësuar Arben Krajën, i cili e mbajti këtë detyrë mbasi mbaroi detyrën e kryeprokurorit.

Kraja ishte emëruar në këtë detyrë nga Dumani, dhe e la postin duke u kthyer prokuror i thjeshtë në SPAK.
Share This Article