Kontrolle të befasishme në paraburgim, “zbarkojnë” Forcat Operacionale të Burgjeve

Jugulajm.net
1 Min Read

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë duke zhvilluar një aksion të befasishëm në institucionin e paraburgimit në Vlorë.

Raportohet se në operacion kanë marrë pjesë rreth 70 efektivë, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në ambientet e brendshme të institucionit.

Kontrollet janë përqendruar në çdo qeli, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e sendeve të paligjshme.

Ky aksion është pjesë e kontrolleve rutinë që po zhvillohen në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, me synim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme brenda tyre.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe forca mbështetëse nga institucionet e vuajtjes së dënimit në Fier dhe Peqin.
Kontrollet vijojnë dhe pritet që në orët në vijim të ketë një bilanc zyrtar mbi rezultatet e këtij aksioni.

Share This Article