VIDEO/ Vrasja në Memaliaj, Gjykata e Gjirokastrës jep masat për të arrestuarit, ja cilat janë…

Jugulajm.net
2 Min Read

Seanca e mases se arrestit ne Gjykaten e Shkalles se Pare Gjirokaster, ndaj Dali Nelaj dhe Aldo Kalemi, perkatesisht dhendri dhe vjehrri.

Gjykatesja Romena Qamo, pati vendosur me heret qe per te tre te arrestuarit te kryhen dy masa arresti.

Ne te paren, Kalemi dhe dhendri i tij Dali Nelaj, ndersa fill pas tyre te ndermerret masa e arrestit per Ermal Mataj.

Ne seancen e vleresimit te arrestit ndaj Aldo Kalemit dhe Dali Nelaj, prokurorja e çeshtjes percolli dinamiken e ngjarjes, qe ndodhi tre dite me pare ne qytetin e Memaliajt.

Ne baze te pamjeve te sekuestruara nga policia por dhe nga ajo cfare eshte mesuar gjate hetimeve, behet e ditur se sherri ka nisur mes dy personave qe nuk ishin pjese e asnje grupi rival. Me pas kane nderhyre personat e arrestuar.

Viktima Endri Goxhaj ne kete moment ka nxjerre pistoleten dhe ka shtene ne drejtim te Dali Neles, duke shkrehur kater plumba. Pasi Nelaj ka rene ne shesh, ne distance gati prej 2 apo 3 metra nga ai, kane qene dy vellezerit e tij Donaldo dhe Marjoldo Nelaj te cilet kur kane pare pertoke te vellane e tyre kane reaguar, duke nxjerre nga brezi pistoletat dhe qelluar ne drejtim te Endri Goxhajt. Ky i fundit mesa duket ishte i pa pergatitur per reagimin me arme te vellezerve te Dali Nelajt dhe kjo eshte dukur dhe nga pamjet filmike, ku shikohet se nuk ka vepruar me pistolete momentin kur i ka ardhur bresheria me arme.

Pas kesaj, dy vellezeeit e Dali Nelajt, Donaldo dhe Marjoldo, kane marre me automjetin e tyre te vellane e plagosur dhe e kane cuar me urgjence per ne drejtim te Spitalit te Gjirokastres e mandej jane larguar ne drejtim te paditur.

Ne fund te provave te servirura, prokurorja Aulona Haxhiraj, kerkoi nga gjykatesja Romena Qamo, “arrest ne shtepi” për Kalemin dhe Nelajn.

Ndersa gjykatesja Qamo mbeshteti propozimin e prokurores Haxhiraj, duke dhene masen e “arrestit ne shtepi”.

Share This Article