LAJM I FUNDIT/ Përfshihet nga zjarri banesa, shpëton mrekullisht familja

Jugulajm.net
1 Min Read

Një banesë është përfshirë nga zjarri mengjesin e kesaj se diele.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë, në lagjen nr. 10 në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner dhe më pas ka përfshirë të gjithë banesën.

Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje ku po bëjnë fikjen e flakëve.

Raportohet se në banesë ka dëme materiale ndërsa fatmirësisht, familja që banon atje ka mundur të dalë jashtë pa marrë asnjë dëmtim.

Share This Article