Një ngjarje e rëndë është regjistruar, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse artizanale në zonën e Porto Palermos, në Himarë.
Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se po peshkonte duke përdorur një mjet shpërthyes, kur lënda i ka shpërthyer në dorë. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën gjatë transportit drejt spitalit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar mënyrën e përdorimit të lëndës plasëse.




