Një 32-vjeçare, me profesion edukatore në një kopsht privat, është vënë në pranga nga policia këtë të enjte, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thueht në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.




