Një 37-vjecar është dhunuar nga dy persona në Elbasan.
Sipas policisë, ai është goditur me grushte nga dy persona, të cilët kanë qenë nën efektin e alkoolit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
– D. K., 32 vjeç dhe A. P., 35 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në efektin e alkoolit, kanë goditur me grushte një 37-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.