Arrestohet 57-vjeçari gjirokastrit, aksidentoi me makinë 39-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka aksidentuar lehtë një 39-vjeçar, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, është larguar për në banesë.

Shtetasi A. B., është larguar nga vendi i aksidentit, por është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article