VIDEO/ Arrestohen babë e bir nga Mezhgorani, kultivuan narkotikë pranë banesës

Jugulajm.net
1 Min Read

Tepelenë/Kontrolle intensive në zbatim të planit operacional “Koordinata”, për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Kishin kultivuar 194 bimë narkotike, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran, vihen në pranga babë e bir.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, një pjesë e vogël e bimëve. Pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, kontrolle që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Tepelenë evidentoi një rast në këtë fushë.

Për rastit u vunë në pranga shtetasit M. C., 64 vjeç dhe E. C., 35 vjeç, babë e bir, pasi dyshohet se kishin kultivuar 194 bimë narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article