Procedohet nëna 37-vjeçare, përplasi djalin e saj 5-mujash në trotuar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ndodhi tre ditë më parë në Vlorë (14 mars).

Një 37-vjeçare, në gjendje të dehur, përplasi disa herë në trotuar foshnjën e saj 5-muajshe.

Policia bën me dije se ka proceduar në gjendje të lirë 37-vjeçaren H.L, banuese në Tiranë.

“U procedua në gjendje të lirë shtetasja H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh”, thuhet në njoftim.

Mësohet se i mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Çfarë ndodhi më 14 mars

37-vjeçarja nën efektin e alkoolit përpasi disa herë foshnjën në trotuar.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilët tentuan t’i merrnin foshnjën, por gruaja fillimisht kundërshtoi me forcë uniformat blu dhe vijoi të përplasje foshnjën në trotuar.

Policia më pas bëri të mundur neutralizimin e saj, ndërsa foshnjën e dëroi në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se 37-vjeçarja është e divorcuar.

Share This Article