Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 00:10, në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.
Autoritetet policore njoftojnë se shtetasi G. P., 28 vjeç, ka plagosur me thikë një 37-vjeçar.
Pas ngjarjes, i riu është arrestuar, ndërsa i plagosuri ka marrë asistencë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka konfirmuar se G. P. ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.