Sipas autoriteteve janë të paktën 5 raste të vjedhjeve që ai ka kryer në këtë qytet.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari, gjatë periudhës korrik-shtator 2023, ka vjedhur sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme, në disa banesa dhe automjete”, njoftoi policia.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhjet e tjera që mund të ketë kryer Maradona i Beratit.