Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi 2-vjeçarin: E gjuajta sepse s’po e duroja dot më, s’po flinte gjumë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një edukatore është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur në një kopsht privat në Tiranë.

Denoncimi në polici është bërë nga babi i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit.

Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet.

I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje edukatorja ka deklaruar se fëmijën e ka gjuajtur me shpullë pasi nuk po e zinte gjumi dhe nuk po e duronte dot.

Sipas burimeve, edhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 2 vjeçar.

Share This Article