Ka ndërruar jetë në spital, 22-vjeçari i cili u plagos pak më parë në Sarandë, pas rënies së tendës së kalçetos.
Burime bëjnë me dije se i riu ka ndërruar jetë sapo ka shkuar në spital.
I riu nuk i’a ka dalë dot plagëve që ka marrë.
Kujtojmë se qyeteti i Sarandës u përfshi sot nga një stuhi e madhe.
Njoftimi i policise:
Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.