Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj së enjteje në aksin rrugor kombëtar “Fier-Lushnje”, në afërsi të Savrës.
Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë pesë automjete që janë përplasur njëri pas tjetrit.
Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, vetëm dëme materiale.
Për shkak të aksidentit, trafiku në zonë është rënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.




