Shuhet aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur shqiptar, Naun Shundi

Jugulajm.net
1 Min Read

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur shqiptar, Naun Shundi, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pas një beteje të shkurtër, por të vështirë me një sëmundje të rëndë.

Ai ndërroi jetë në ambientet e QSUT-së, ku po trajtohej pas kthimit nga Franca. Ministria e Shëndetësisë mori përsipër shpenzimet pas apelit të familjarëve se nuk mund të përballonin kostot e larta financiare.

Naun Shundi ishte një nga figurat më të spikatura të skenës shqiptare. Ai dha një kontribut të çmuar për më shumë se katër dekada në fushën e aktrimit, regjisurës dhe dramaturgjisë. Gjatë karrierës së tij, interpretoi në mbi 100 role në teatër dhe mori pjesë në rreth 20 filma. Përveçse aktor dhe regjisor, ai ishte edhe themelues i teatrit të parë privat në Shqipëri, “Zonja e Bujtinës”.

Share This Article