Arrestohet edukatorja, dyshohet se dhunoi në kopsht fëmijën 4-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një edukatore është arrestuar, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.

Ngjarja është zbuluar në Korçë pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit.

Ajo iu drejtua policisë pasi kishte vënë re se djali i saj prej disa ditësh nuk ishte në gjendje të mirë.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija i kishte treguar se ishte goditur nga edukatorja.

Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike.

Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Share This Article