Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Lushnjë pasi kërcënoi dhe qëlloi me armë në drejtim të nënës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk, ndërsa njoftohet se 41-vjeçari me iniciale E.K, pasi ka parë shërbimet e Policisë është larguar.
Pas ndjekjes ai është lokalizuar në një lokal në fshatin Dushk dhe u neutralizua, ndërsa arma e zjarrit pistoletë me fishekë në fole gati për qitje dhe një krëhër me fishekë luftarak iu sekuestruan.