Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që liroi ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka sepse afatet e paraburgimit kishin përfunduar, SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Ky qëndrim i SPAK do të thotë se Prokuroria e Posaçme nuk është dakord me interpretimin e vendimit të shkurtit 2026 për Lefter Kokën.
Përmes shpalljes publike që mban datën 17 prill bëhet me dije se duhet vënë në dijeni sepse njoftimi i rekursit ka qenë i pamundur përmes shërbimit postar meqenëse është kthyer pas dëftesa e komunikimit me shënimin “larguar”.
Ish-ministri u arrestua në 2021 për inceneratorët si i akuzuar për shpërdorim detyre pastrim parash dhe korrupsion dhe u dënua me vendime që nuk kanë marrë fuqinë e prerë, për dosjen e inceneratorëve të Fierit , Elbasanit dhe Tiranës.




