Aksident, ”Benzi” përplaset me ”Volkswagenin”, njëri prej shoferëve largohet nga vendngjarja…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kesaj së marte në aksin nacional rrugor ”Lushnje–Berat”, pranë fshatit Kasht-Bardhë, ku janë përfshirë dy automjete, një ”Volkswagen” dhe një ”Mercedes Benz”. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk janë raportuar persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, ”Mercedes Benz-i”, që udhëtonte në drejtim të Beratit, dyshohet se ka kaluar në korsinë e kundërt, duke u përplasur me ”Volkswagenin” që vinte përballë. Për pasojë, mjeti ”Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trafikndarësen e hekurt.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë bërë të ditur se drejtuesi i ”Mercedes-it” është larguar menjëherë pas përplasjes. Policia ka identifikuar shoferin dhe ka nisur kërkimet për ta kapur, ndërsa po heton shkaqet e aksidentit.

Forcat blu ndodhen në terren dhe po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili për disa minuta ka qenë i bllokuar për shkak të ngjarjes.

Share This Article