Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit. Ndërkohë që babai i tij 61-vjeçar u shpall në kërkim.
Mësohet se blutë kanë gjetur në banesën e tyre kanabis të ndarë në doza gati për shitje, 12 fishekë arme gjahu, 3 gërshërë që shërbenin për të përgatitur lëndën narkotike, një shumë parash prej 2 milionë lekë, 700 euro dhe 5 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.