Një aksident rrugor është regjistruar kete te hene, ku janë përplasur dy automje në zonën e ”Pyllit të Sodës” në Vlorë. Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të plagosura.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarave, si dhe për të normalizuar qarkullimin në zonë.
Të plagosurat janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Përveç të lënduarave, aksidenti ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira.




