Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit që humbi jetën teksa po bënte ngjitje me litar në Urën e Vashës, në Klos.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës, kur Erkin Lika dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Mat, ndërsa po kryente ngjitje me litar në zonën e urës.
Pas operacionit të kërkimit, trupat e palombarëve arritën të lokalizonin dhe të nxirrnin trupin e 33-vjeçarit nga lumi.
Sipas dyshimeve paraprake, Lika ka rënë në një gropë thithëse të krijuar në rrjedhën e lumit Mat, duke mos mundur të dalë në sipërfaqe.
Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit.




