Kryedemokrati Berisha lajmëron datën e protestës së radhës

Jugulajm.net
1 Min Read

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lajmëroi se më 8 maj do jetë protesta e radhës e opozitës, një ditë para Ditës së Evropës.

Në një deklaratë për mediat nga selia bli mesditën e së premtes Berisha tha se më 8 maj shqiptarët “do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi” kundër Edi Ramës.

“8 maji, një ditë e rëndësishme. Shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi, kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të qeverisë së tij, pra kundër Edi Ramës dhe narko-ministrave”, tha kryedemokrati Berisha.

Share This Article