LAJM I FUNDIT/ Himarë, anglezja 44-vjeçare “fluturon” me makinën e saj, austriakun 31-vjeçar bashkë me motorin e tij

Jugulajm.net
1 Min Read

Një tjetër aksident është shënuar në Himarë.

Një automjet tip “Volkswagen” me drejtuese një angleze 44-vjeçare është përplasur me një motomjet, me drejtues një turist austriak, 31 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Llaman”.

Si pasojë, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet, një turiste 27 vjeçare nga Franca, e cila ndodhet jashtë rrezikut në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Share This Article