FOTO/ Makina përplaset me motorin, drejtuesi i motorit dërgohet urgjentisht në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në Qafë Thanë.

Një 21-vjeçar që drejtonte një makinë tip “Benz” ka përplasur një turist polak që udhëtonte me një motor.

Për pasojë turisti i huaj ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar urgjentissht për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur