Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e Lumit të Vlorës, në afërsi të urës së Laskos, në Kuç.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur disa persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes po shkojnë efektivë të policisë dhe ndihmës mjekësore, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.




