LAJM I FUNDIT/ FOTO/ Mbytet turisti në kanionin e Langaricës, rrezikohen turistët e tjerë

Jugulajm.net
1 Min Read

Humb jeten nje turist ne kanionin e Langaricës ne Permet.

Burime nga vendngjarja konfirmojne per Jugulajm.net se shtetasi i huaj emri i te cilit ende nuk dihet, ishte turist qe kish shkuar per te eksploruar kanionin ne fjale.

Nderkohe nga vendngjarja konfirmojne se humbja e jetes ka ardhur si pasoje e mbytjes ne rrjedhen e Langarices nga rreshjet e dëndura te shiut e per rrjedhoje ka dalë nga shtrati lumi Langaricë.

Në vendin e quajtur ”Mulliri i Bënjes” policia ka zbuluar turistin e huaj te pajete te cilin e ka transportuar ne spitalin e qytetit.

Nderkaq rrezikohet edhe jeta e turisteve te tjere ne Langarice.

Policia eshte ne vendngjarje dhe po punon per shpetimin e turisteve te tjere ne rrjedhe.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Permet.

Share This Article