FOTO/ Aksident i 2-fishtë në aksin ”Levan-Tepelenë”, plagosen 4 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor ”Levan-Tepelenë”, pranë fshatit Rromës.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete tip “Mercedes”, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Të plagosurit janë nëna dhe dy vajzat e saj së bashku me drejtuesin e njërit prej automjeteve.

Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të lënduarit drejt spitalit Rajonal të Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njëkohësisht, forcat policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentiti.

Share This Article