Një trup i pajetë është gjetur pranë shkollës “Andrea Stefani”, në zonën e Laprakës në Tiranë.

Nga të dhënat e para raportohet se viktima është mashkull.

Dyshohet se bëhet fjalë për një të moshuar që ishte në kërkim më herët, i larguar nga banesa. I moshuari vuante nga skleroza.

Po ashtu, nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.