2 persona i hynë në banesë dhe e dhunuan, 23-vjeçarja përfundon në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Në 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj  mbrëmjen e 9 gushtit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në banesën e shtetases me iniciale O. N.,dhe e kanë dhunuar.

Pas ngjarjes, e reja është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Share This Article